Do t’ju ndihmojë të hiqni gërvishtjet dhe papastërtitë
Me kalimin e kohës, parketi gërvishtet dhe nuk duket bukur sado që do ta lustroni. Ne gjetëm një zgjidhje të shkëlqyer që është shumë e lirë.
Për të riparuar vetë gërvishtjet në parket, ju duhet vetëm një zbutës rrobash, të cilin me siguri e keni në banjën tuaj.
Hidhni dy kapakë të shishes zbutës rrobash në një kovë me ujë. Përziejini në mënyrë që zbutësi të shkrihet mirë, më pas njomni një leckë të pastër dhe fshijini zonat në parket me gërvishtje, transmeton Telegrafi.
Fshijeni edhe pjesën tjetër të parketit me këtë përzierje. Gërvishtjet do të zhduken dhe parketi do të shkëlqejë sikur të ishte vendosur dje. E gjithë shtëpia juaj do të duket si e re dhe do të ketë erë të këndshme.
Në të njëjtën mënyrë, ju mund të pastroni edhe laminatin, ai gjithashtu do të marrë një shkëlqim.
Për të pastruar mobilieri nga PVC-ja, përdorni gjithashtu zbutësin.
Hidhni 200 ml zbutës rrobash në një shishe njëlitërshe dhe pjesën tjetër mbusheni me ujë. Tundeni pak për të përzier zbutësin e rrobave me ujin, më pas fshijini të gjitha dyert dhe dritaret. Do të shkëlqejë si një pasqyrë! /Telegrafi/