Site icon Telegrafi

Provoni këtë truk për konturimin e hundës, fare i thjeshtë dhe rezultat mahnitës

Konturimi i hundës është një teknikë e makijazhit që përdoret për të krijuar iluzionin e një forme më të përsosur ose të dëshiruar të hundës.

Me ndihmën e hijëzimit dhe ndriçimit, mund të zbuten tiparet e forta, të ngushtohet ose të theksohet forma e hundës, duke e bërë atë të duket më e harmonizuar me fytyrën.

Kjo metodë është e preferuar nga shumë grimierë profesionistë dhe adhurues të bukurisë, pasi ofron një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të arritur një pamje të rafinuar pa ndërhyrje kirurgjikale.

Konturimi i hundës nuk është proces i lehtë për t’u bërë, ndonëse ekzistojnë një sërë trukesh për ta bërë, duke filluar nga më të vështirat deri tek ato të lehtat.

Por kjo teknikë i jep hundës tonë një pamje më të rafinuar dhe me të thukët.

Një influencere tani ka ndarë një truk që do t’ju lehtësojë juve të bëni një konturim të hundës për rezultat të përkryer.

Nëse po eksperimentoni me konturat atëherë ja vleni ta provoni këtë teknikë.

Merrni bronzer të lëngshëm ngjyrë kafe, formoni një X në hundën tuaj. Më pas me korrektor (concealer) mbushni hapësirën boshe dhe po ashtu anash hundës.

Shkrijeni të gjithën dhe do të shihni menjëherë rezultatin. /Telegrafi/

Exit mobile version