Site icon Telegrafi

Provoni këtë hile të lehtë për parandalimin e kalbjes së rrënjëve te bimët e shtëpisë tuaj

Kalbja e rrënjëve është diçka që të gjithë adhuruesit e bimëve e kanë frikë.

Euforia për të parë bimët e shtëpisë tuaj të lulëzojnë shpejt zhduket kur disa gjethe fillojnë të veniten në mënyrë të pashpjegueshme.

Nuk ka kuptim! Ju i keni qëndruar të njëjtës rutinë ujitjeje dhe nuk e dini se çfarë ka shkuar keq. Dhe pastaj e zbuloni, por shpesh është tepër vonë për t’u rregulluar. Nëse e keni përjetuar ndonjëherë këtë, ka një hile që thjesht mund të shpëtojë bimën tuaj të ardhshme të shtëpisë.

Kalbja e rrënjëve ndodh kur ujitja e tepërt ndërpret ekspozimin e rrënjëve ndaj oksigjenit, duke i shkaktuar atyre kalbjen. Zakonisht ato do të bëhen të zeza dhe do të ndihen të lagështa dhe të lëmuara, në krahasim me qëndrueshmërinë e rrënjëve të shëndetshme. Këto rrënjë më pas mund të ndikojnë në pjesën tjetër të bimës suaj.

Ndërsa prishen, kalbja mund të përhapet në rrënjët fqinje dhe t’i sulmoj ato gjithashtu, duke ju lënë me një bimë të kalbur.

Për të parandaluar kalbjen e rrënjëve, thjesht shtoni një sfungjer në fund të saksisë para mbjelljes. Më pas mbulojeni me dhe, shtoni bimën tuaj dhe ujisni aq sa kërkon bima juaj. Nëse dëshironi të parandaloni ujitjen e tepërt, mund ta zhysni gishtin 1-2 centimetra në dhe. Lëreni bimën tuaj pa ujitje shtesë nëse gishti kthehet me dhe të lagësht, por ujisni nëse është i thatë.

Por nëse ndodh që e teproni, sfungjeri do të jetë aty për të thithur lagështinë shtesë për t’i mbajtur bimët tuaja të shëndetshme! /Telegrafi/

Exit mobile version