Çelësi? E tëra është te shtesat, transmeton Telegrafi.
Lexoni më poshtë për ide të reja, se si të visheni tamam për punë dhe të shmangni stresin e padëshiruar në mëngjes.
Provoni të vishni një bluzë pa mëngë, sipër një këmishe të kapërthyer deri në fyt, për një pamje të rafinuar dhe profesionale.
Nëse keni kod më të butë të veshjes, ju gjithmonë mund të vishni bluzë dhe të kombinoni me shtesa tjera.
Çoftë nga lëkura apo xhaketë sportive, e hedhur apo e vënë sipër kaheve, ju ndihmon të mbuloni të fshihni pjesën e zbuluar, që ju nxjerrë në pah fustani pa mëngë.
Dëshironi të vishni të sipërme të shkurtë? S’ka problem! Shmangni zbulimin e lëkurës së tepërt, duke e veshur një fund deri lart.
Fundet mini nuk janë të destinuara për zyrë, por ju mund të vishni një të tillë, duke i shtuar sipër një fustan të gjatë.
Dëshironi një mënyrë ‘cool’, për të shpëtuar pa veshur diçka me shirita? Vishni këmishë sipër fustanit, përkundër veshjes së saj përfundi. Pastaj jepini një ngjyrim modern, duke e kapërthyer vetëm pullën e lartë, kurse të tjerat lini të zbërthyera.
Shkoni me të sipërme të gjatë dhe voluminoze, të të njëjtit material si të poshtmet e shkurta, të cilat dalin me lehtësi përjashta. E tëra mund të duket si një pjesë dhe askush nuk bëhet i zgjuar.
Veshjet e tejdukshme janë definitivisht të rrezikshme, por derisa ju mbuloheni përfundi, atëherë nuk ka asgjë për tu brengosur. Vishni diçka të thjeshtë përfundi fustanit të tejdukshëm, apo kombinojeni me të sipërme. /Telegrafi/