Punëtorët në bankën Chase në Fort Worth të Teksasit, kishin filluar të dyshonin kur kishin parë çekun i cili kishte një numër dymbëdhjetëshifror, 360,000,000,000 dollarë, dhe pastaj e kishin thirrur menaxherin e llogarive.
Sipas “Star-Telegram”, Fuller është arrestuar për mashtrim dhe për shkak të mbajtjes së një arme pa leje dhe posedimit të marihuanës.
Një grua, e cila kishte pohuar se i dyshuari 21-vjeçar, Charles Ray Fuller, ishte i dashuri i vajzës së saj, ka thënë se ai nuk kishte pasur për qëllim që t’i merrte paratë.
Në veturën e patrullës policore, Fuller kishte thënë se ai dëshironte ta hapte një studio incizimi, ndërsa për ta bërë këtë paratë (çekun) ia kishte dhënë nëna e të dashurës së tij.