Telegrafi

Provon të imitojë Muhammad Alin, por dy sekonda me vonë merr nokaut (Video)

Luftëtari anglez në kick-boks, Joe Harding, e ka pësuar keq teksa është përpjekur që të imitojë në ring lëvizjen e legjendës së boksit, Muhammad Ali.

Ndërsa dukej se kishte avantazhin ndaj kundërshtarit të tij Johan Segas, Harding ka filluar të imitojë Ali, por kjo nuk i ka dalë ashtu siç ai ka dashur.

Segas ka përfituar nga momenti që Harding ul mbrojtjen e tij për t’i dhënë edhe goditjen finale.

Spektakli është nevojshëm, por luftërat e MMA nuk janë vendi për këto gjëra. /TCh/