Luftëtari anglez në kick-boks, Joe Harding, e ka pësuar keq teksa është përpjekur që të imitojë në ring lëvizjen e legjendës së boksit, Muhammad Ali.
Ndërsa dukej se kishte avantazhin ndaj kundërshtarit të tij Johan Segas, Harding ka filluar të imitojë Ali, por kjo nuk i ka dalë ashtu siç ai ka dashur.
Segas ka përfituar nga momenti që Harding ul mbrojtjen e tij për t’i dhënë edhe goditjen finale.
Spektakli është nevojshëm, por luftërat e MMA nuk janë vendi për këto gjëra. /TCh/
https://www.youtube.com/watch?v=ltvSrI5l8Ks