Telegrafi

Provokuan rojën mbretërore me një gjest të ulët (Video)

Turistët e paemëruar i kanë hedhur një dorezë rojës mbretërore, që qëndronte në njërën nga kështjellat në Londër.

Ata kanë provokuar për të parë, nëse ai do të thyente protokollin dhe t’ju kthente prapa, transmeton Telegrafi.

“Është shërbyes i popullit dhe duhet të keni respekt për të”, ka thënë një roje tjetër, ndërsa ka kaluar rrethojën dhe iu ka kthyer dorezën.

Rasti që ka përfunduar në internet, ka nxitur kritika të mëdha për sjelljet e tyre, që janë konsideruar si shumë të ulëta. /Telegrafi/