Një video shokuese e regjistruar me telefon mobil, shfaq momentin kur një i ri nokautohet para një lokali të natës, pasi me sa duket i kishte kërkuar një truproje ta godas.
I riu po negocionte me truprojën, kur befasisht u godit në fytyrë, me ç’rast përfundoi në fytyrë në tokë pa vetëdije, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë, i riu po qëndronte para një lokali të natës në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, kur ndodhi incidenti rreth orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Në videon e postuar në YouTube, i riu mund të dëgjohet duke i thënë truprojës, “nëse më godet apo ia huq goditjes, a mund të futem brenda”.
Besohet se djaloshi i nokautuar, minuta më parë ishte nxjerrë me dhunë nga klubi i natës pasi kishte shkaktuar probleme.
Por nga dëshira e madhe për tu rikthyer brenda, i kërkon truprojës ta godas në fytyrë në këmbim që ta lejoj të hyjë sërish brenda. /Telegrafi/