Site icon Telegrafi

Provokon Gjuriq në KS të OKB paraqitet me emblemën e “Asociacionit të Komunave Serbe”

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në raportimin periodik për Kosovën, me maskë me emblemën e “Asociacionit të Komunave Serbe”.

Gjuriq, që deri në emërimin e tij ambasador në Shtetet e Bashkuara ishte drejtor i të Ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka shfrytëzuar rastin të provokojë edhe brenda sallës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai në fotografitë e postuara në Twitter, ai shihet duke bërë fotografi me maskë në fytyrë, e cila përmban logon e “Asociacionit të Komunave Serbe”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Këshilli i Sigurimit të OKB, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të raportimit të Përfaqësuesit të OKB-së për situatën në Kosovë, për periudhën mars – shtator.

Në këtë mbledhje ka folur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka bërë të qartë se pavarësia e Kosovës është proces i mbyllur.

Ndërsa, përfaqësuesi i SHBA ka kërkuar që UNMIK-u ta përmbyll misionin e tij në Kosovë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version