Telegrafi

Provokime pranë hotelit ku po qëndron Kosova – thirrje “Kosova është Serbi”

Në hotelin ku po qëndron Kosova një grup i tifozëve çekë së bashku me serbë, kanë provokuar me thirrje “Kosova është Serbi”.

Kosova sot do të përballet me Çekinë në një ndeshje vendimtare për të dyja kombëtaret.

Ekipi i Kosovës dje ka mbërritur në Plzen, ku janë akomoduar dhe kanë zhvilluar edhe një stërvitje.

Hoteli ku po qëndron Kosova është ruajtur në të gjithë kohën, nga forcat policore çeke.

Gjatë ditës së sotme shumë tifozë nga Kosova e kanë vizituar ekipin, ku nuk kanë munguar edhe këngët.

Por pasdite një grup i tifozëve çekë së bashku me serbë kanë qëndruar afër hotelit ku kanë provokuar, raportin gazetari i Telegrafit në Plzen.

Ata kanë brohoritur: “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi””, por që janë larguar menjëherë  nga policia. Mësohet se pas problemeve të shkaktuara janë arrestuar 20 persona.

Situata aktualisht është e qetë. /Telegrafi/