Telegrafi

“Provokacja” e syve që t’ju pëlcasin!

Ilustrim

Fatmir Popja

FIFA ka nisur një hetim disiplinor për futbollistët kosovarë që luajnë në përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas ankesës së serbëve se festimet e tyre në golat e shënuar ishin me përmbajtje politike.

Por, çarë provokimi ishte ky?

Përse i provokon simboli i një shpendi këta njerëz?

Asgjë, asnjë shenjë nacionalizimi nuk ka, asnjë lloj provokimi politik nuk kishte.

Provokimi i vetëm është në kokën e sëmurë, historikisht, të politikës serbe e cila nuk qëndron dot as jashtë gardhit të fushës së futbollit, por kërkon të viktimizohet edhe në sport.

Serbët, populli që i kanë shkaktuar kaq shumë tragjedi e vuajtje fqinjëve të tyre, sa nuk ka histori ti lajë, preferojnë të viktimizohen për çdo gjë, të quhen të provokuar, të quhen të urryer, të përjashtuar, të përçmuar e nëpërkëmbur.

Sepse kështu justifikojnë të gjitha të zezat që kanë bërë e po bëjnë në dëm të të tjerëve. Kështu përpiqen të justifikojnë edhe një ndeshje futbolli të humbur.