Site icon Telegrafi

Provojeni! Vishni një triko me fyt në një mënyrë që thotë “vjeshtë, elegancë e ngrohtë”

Ditët e ftohta sjellin modë të re dhe duhet ta pranojmë që na ka munguar paksa

Shtresimi ofron mundësinë për të eksperimentuar dhe veshur një rrobë në disa mënyra të ndryshme.

Nëse po kërkoni, para së gjithash, një stil të ngrohtë, por elegant dhe afarist që nuk i mungon trendi, ka një kombinim perfekt, transmeton Telegrafi.

Vishni një triko me fyt dhe shtoni një xhaketë në të. Dikur kjo i përkiste një stili strikt mashkullor, por femrat e kanë e pranuar gjithnjë e më shumë në stinët e fundit të vjeshtës, ndaj kanë krijuar një nivel të ri feminiteti.

Ju keni një zgjedhje të gjerë opsionesh. Rekomandohen xhaketa më të gjata që ndjekin siluetën.

Këtë sezon kanë rënë në sy jeshilja dhe ngjyra bordo, e në kombinim me pantallona të gjera apo xhinse do të arrini një pamje mbresëlënëse.

Është e rëndësishme të përcaktoheni për tri ngjyra dhe të kënaqeni duke lozur me modelet.

/Telegrafi/

Exit mobile version