Telegrafi

Provojeni menjëherë: Ushtrimi i fuqishëm për muskuj të fortë të supeve

Men's Health

Rrisni lëvizshmërinë dhe ndërtimin e muskujve të çeliktë të gjoksit e të supeve me ndihmën e një ushtrimi të vetëm

BJ Gaddour këtë herë na paraqet ushtrimin fenomenal, i cili do t’ju ndihmojë që të forconi muskujt e shpinës, por edhe të forconi muskujt e gjoksit dhe të supeve.

Fjala është për kombinimin e pompave pliometrike dhe ushtrimeve të ecjes në duar, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh që fjala është për ushtrime pliometrike, do të duhet që bërrylat të jenë gjithë kohës të lakuar pak.

Në atë mënyrë do të zvogëloni presonin në bërryla, do të aktivizoni muskujt e supeve dhe do të zvogëloni rrezikun nga lëndimet. Bëjeni këtë ushtrim gjatë stërvitjes pasuese.

Bëjeni ushtrimin në tri seri prej 30 deri 60 sekondash apo përdoreni si pjesë e stërvitjes rrethore për pjesën e sipërme të trupit dhe gjoksit.

/Telegrafi/