Site icon Telegrafi

Provojeni birrën “Fucking Hell”

Kur Stefan Fellenberg para tri vitesh kërkoi leje ta quajë birrën e tij me këtë emër, aspak të përshtatshëm, autoritetet e refuzuan sepse sipas tyre emri ishte fyes. Por prodhuesi i birrës insistoi se birra mban emrin e një fshati në Austri, e nuk bëhet fjalë për ndonjë sharje.

Pasi Fucking vërtetë është emri i një fshati në Austri, Fellenberg më në fund filloi prodhimin. Po ashtu, fjala Hell në emër rrjedh prej fjalës gjermane për birrë me ngjyrë më të ndritshme – helles.

Banorët e Fucking-ut në Austri thanë se nuk dëshirojnë të ndryshojnë emrin e fshatit të tyre, në radhë të parë për shkak të shpenzimeve të ndryshimit të shenjave në komunikacion. /Telegrafi/
 

Exit mobile version