Site icon Telegrafi

Provoi të shëtiste lakuriq në fushë tenisi, por…!

Derisa ishte për pushime në Spanjë u zhvesh “siç e kishte falur Zoti” dhe planifikoi ta bënte një xhiro nëpër terrenin e fushës së tenisit. Megjithatë, atij nuk i kishte shkuar ndërmend se tereni ishte i rrethuar me xhama. Mori hov dhe goditi xhamat dhe u rrëzua në “kokërr të prapanicës”.

Një shok i tij e kishte incizuar dhe postoi videon në YouTube. Videon e postuar para 12 ditëve deri më tash e kanë parë më shumë se një milion njerëz.

“Ishte kjo nata e parë në Spanjë. Kishim pirë disa birra në plazh. Të gjithë ishin të lodhur, por unë isha plot energji. Mendova se kjo do t’i dispononte të gjithë për daljen e natës”, tha Tom.

“Gjithçka shkoi mirë derisa nuk e godita xhamin”, tha ai. E ka qarë ballin, ka lënduar kraharorin dhe belin. Ai thotë se është turpëruar edhe si profesionist. Ai përndryshe është shef i një firme ndërtimtarie në Mançester dhe për të punojnë 65 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version