Telegrafi

Provoi të qëndronte mbi një derr të egër, përfundoi në pellgun me ujë të ndotur (Video)

Jason Kenzie Humer që provoi të hipte në shpinën e një derri të egër, në fermën e tij që ndodhet në Alberta të Kanadasë, përfundoi në një pellg me ujë të ndotur.

Fermeri 45-vjeçar, që e përshkuan vetën si fotograf i kafshëve ekstreme, u hodh në erë nga gjallesa masive që peshon mbi 200 kilogramë, transmeton Telegrafi.

“Desha ta ktheja me fytyrë nga kamera, por nuk bindje. Andaj vendosa të kalërojë mbi të, por më hodhi keq”, ka thënë Humer.

Megjithëse e kishte menduar se do të goditej prej derrit, nuk besoi se do të përfundonte në pellgun ku ka edhe nevojë. /Telegrafi/