Pas debatit me miq, se mund të kalojë mbi përrua me makinën e borës, burri i paemëruar u rrëzua keq. Jo vetëm se fytyra iu përplas për bore, por edhe ra në ujë.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa qëndron në cep, ndërsa në sfond dikush dëgjohet se i thotë të kthehej prapa dhe të vinte nga rruga, transmeton Telegrafi.
Por, ai ishte i vendosur dhe kishte shumë besim në lëvizjet e tij, që duket se lënë shumë për të dëshiruar.
Ngjarja është shpërndarë nga forumet e ngasësve të ndryshëm, që kërkojnë të lëvizet vetëm nëpër shtigjet e duhura dhe jo në zona të pasigurta. /Telegrafi/