Wayne Austin e ka veshur mantelin rozë të pronares së një shtëpie në Kent të Anglisë, ku kishte kryer plaçkitje.
Por, kamerat e sigurisë e filmuan 37-vjeçar, teska përpiqej të largohej me biçikletë dhe forcat e rendit e identifikuan me lehtësi, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ai kishte shfrytëzuar rastin kur pronarët kishin dalë të kryejnë disa blerje dhe hyri me forcë në shtëpi, ku vodhi llaptop, tabletë dhe stoli me vlerë.
Atë e kanë kapur pas tri ditës dhe e dërguan para drejtësisë, ku u dënua me pesë vite dhe tre muaj burg.
Pronarëve që mbetën të tronditur me vjedhjen, iu janë kthyer gjërat që u përkasin, po ende nuk iu është bërë ndonjë kompensim për shqetësimin. /Telegrafi/