Antonieta Robles Saouda është arrestuar nga rojat e një burgu në Venezuelë, pasi provoi ta nxirrte Ibrain Jose Vargas Garsia të futur në valixhe.
Gruaja 25-vjeçare, ka qenë së bashku me të bijën gjashtëvjeçare, kur e ka vizituar bashkëshortin që është prapa grilave, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ajo është zbuluar menjëherë, sepse është konsideruar se në çantën me rrotë ka diçka që nuk është në rregull.
I dënuari për nëntë vite dhe tetë muaj burg është kthyer sërish në qeli, derisa bashkëshorten e tij ia kanë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj kohe, vajzën e tyre të vogël e kanë dërguar në institucionin për mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/