Një shitës stolish në Edmonton, Alberta, të Kanadasë, e ka mësuar mësimin edhe pse në mënyrën më të rëndë, kur një klient kishte hyrë në dyqan dhe kishte kërkuar të provonte disa unaza dhe qafore njëra pas tjetrës.
Pasi e kishte “ngarkuar” veten me xhingërima mijëra dollarëshe, klienti ishte larguar nga dyqani.
Policia ka njoftuar se personi për herë të fundit është parë nga stafi i sigurimit duke marrë një taksi.
“Lejimi i klientëve të provojnë shumë stoli për një kohë të shkurtë, siç duket nuk është diçka e preferuar, duke marrë parasysh këtë që ndodhi sot”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Edmonton.