Telegrafi

Provimi i Jurisprudencës mbahet më 4 e 5 shtator

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se me datë 4 dhe 5 shtator 2021 organizon mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës.

Ata kanë ftuar organizatat e interesuara të shoqërisë civile të jenë pjesë e monitorimit të procesit të mbajtjes së këtij provimi.

“Organizatat e interesuara për monitorim të këtij procesi, ju lutem të kontaktojnë  Zyrën për Komunikim Publik në e-mail adresën zkp.md@rks-gov.net ose përmes nr. kontaktues: 038 200 18 010”, thuhet në komunikatë.

MD njofton se provimi i Jurisprudencës me shkrim, tek lënda “E Drejta Civile” do të mbahet me 4 shtator 2021 (e shtunë), me fillim nga ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Ndërsa tek lënda “E drejta Penale” do të mbahet me datë 5 shtator 2021 (e diele) me fillim në ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Vendi i mbajtjes: Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. /Telegrafi/