Telegrafi

Prova të reja mrekullie për Nënë Terezën

Por asaj i duhet edhe një mrekulli tjetër që të hyjë në rrugën e shenjtërimit.

Tani grupi që merret me vërtetimin e mrekullive po studion historinë e At Tomasit , një prift 56 vjeçar nga Guwahati në Indinë veri lindore, që e njihte Nënë Terezën dhe kishte punuar me të derisa ajo vdiq në 1997.

Për disa muaj, prifti kishte vuajtur nga dhimbje të shumta në veshka.

Analizat konfirmuan se ai kishte gur në veshka që sipas doktorëve duhej hequr me operacion.

Në 5 shtator, një ditë para operacionit, mjekët e lejuan priftin të dilte nga spitali për të festuar Meshën në Shishu Bhavan, një strehëz për fëmijë të braktisur që ishte hapur nga Nënë Tereza.

Ishte dhjetë vjetori i vdekjes së saj.

Ditën tjetër, kur u kryen analiza të reja, prifti nuk kishte me gur.

Doktorët nuk dinë si të shpjegojnë këtë gjë, pasi guri nuk ka kaluar nëpërmjet urinës. /bbc/