Real Madridi fitoi ndaj Espanyolit me rezultat 2-0 me golat e Alvaro Moratas dhe Gareth Bale.
Por, rezultati do ishte me shumë mundësi 3-0 sikur gjyqtarët mos të gabonin në këtë takim.
Gjashtë pjesës së dytë Cristiano Ronaldo u rrëzua në zonë dhe Los Blancos kërkuan penallti, por kjo nuk ishte e mundur pasi anësori kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje.
Në imazhet pas ndeshjet shihet qartë se anësori kishte gabuar dhe kjo nuk i pëlqeu as trajnerit, Zinedine Zidane.
“Cristiano nuk ishte në pozicion jashtë loje te penalltia e kërkuar, jam i sigurt se do ishte 3-0 për ne”, ka thënë tekniku francez pas ndeshjes. /Telegrafi/