Telegrafi

Prototipi i Cybertruck u pa së fundmi duke u testuar në Fremont

Derisa po afron dita kur Tesla Cybertruck të hyjë në prodhim, prodhuesi amerikan i veturave elektrike si duket po bën çmos që kamionçina e shumëpritur elektrike të jetë sa më e besueshme.

Deri më tani kemi parë disa herë që ky model të jetë testuar, transmeton Telegrafi.

Kësaj radhe, një prototip i modelit Cybertruck u pa të hënën duke bërë xhiro në pistën e testimit të kompanisë në Fremont.

Përdoruesi në Twitter me emrin @teslatechbro publikoi video si dhe fotografi të këtij prototipi, bashkangjitur edhe videon ku kamionçina e Tesla-s po bënte xhiro.

Prodhimi i Cybertruck pritet të fillojë gjatë verës, derisa lansimi do të bëhet dikur në fund të vitit.