Tifozët e Interit janë të nervozuar me injorimin e protokollit të VAR-it në humbjen prej 1-0 ndaj Parmas.
Ishte pikërisht golashënuesi Federico DiMarco ai që u dyshua se preku topin me dorë duke e larguar nga vija fatale pas një goditje të Ivan Perisic.
Ishte lloji i incidentit për të cilin VAR ishte krijuar dhe gjyqtari Ginaluca Manganiello as nuk e shikoi vet videon në formë të ngadalësuar.
Ai i besoi verdiktit të zyrtarit të VAR-it që ishte Gianluca Rocchi dhe kërkoi vazhdimin e ndeshjes.
Teksa shumë njerëz mund të thonë se DiMarco e bëri ndërhyrjen në formë të paqëllimt, fakt është se gjyqtari është dashur të shikonte vet videon para se te merrte vendimin përfundimtar, shkruajnë mediat italiane.
Zgjedhja e injorimit të mundësisë së shikimit të rastit me video në fushë është thyerje e protokollit të VAR-it, pasi që gjyqtari në fushë gjithmonë ka vendimin përfundimtar.
Portieri i Interit, Samir Handanovic po ashtu u ankua për DiMarcon i cili ka mundur të përjashtohej për atë prekje me dorë në vijën fatale, e që ishte në gjendje të shënonte golin fitues pasi një lojtar i Parmës nga pozicioni jashtë loje e pengoi Handanovicin që ta shikonte rrugëtimin e topit.
Edhe këtë ka mundur ta vendoset me VAR nëse lojtari në pozicion jashtë loje ishte aktiv ose pasiv.
Nuk është vetëm Interi që është i pakënaqur me Manganiellon dhe zyrtarët e VAR-it, sepse në minutat hapëse Roberto Gagliardini ndërhyri ashpër në Antonio Di Gaudion.
Manganiello as që lejoi gjuajtje të lirë, që do të thotë se ai nuk e shikoi si duhet indicentin, e duke e bërë pikërisht këtë indicent një kandidat për ri-shikim me VAR. /Telegrafi/