Telegrafi

Protokolli për anëtarësim në NATO, Dhoma e ulët spanjolle konstituohet më 7 janar

Dhoma e ulët e parlamentit spanjoll është caktuar të mbajë seancën e parë në 5-6 janar dhe e dyta në 7 Janar.

Seanca e parë e mandatarit Sanchez ka nevojë për një shumicë absolute prej 176 deputetë, të cilët do të mungojnë.

Seanca e dytë kërkon një shumicë votash të deputetëve të pranishëm, kështu që është negociuar me partinë katalanase që ka 13 deputet të mos jenë në seancë plenare. Nga ana tjetër, kjo parti kërkon si shpërblim lehtësime politike për Katalonjën, politikanët e të cilës ishin dënuar për referendumin.

Integrimi i Maqedonisë në NATO varet, megjithatë nga ratifikimi i protokollit të pranimit si anëtari i 30-të, e që parlamenti spanjoll ende nuk mund të konstituohet.

Ndërkohë, parlamenti në Shkup ka njoftuar se ratifikimi i protokollit të anëtarësimit në NATO do të ratifikohet me vonesë për shkak të zgjedhjeve të planifikuara për 12 Prill.