Telegrafi

Protokolli doganor

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Naim Huruglica dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Malit të Zi Bozhidar Vuksanoviq.

Sipas dispozitave të marrëveshjes në mes të qeverive respektive, dy administratat doganore bën nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit për shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Qëllimi kryesor i këtij protokolli është të krijojë shkëmbim sistematik të të dhënave duke përdorur projektin e Unionit Evropian SEED. Shkëmbimi i të dhënave do të përforcojë kontrollin dhe do të ofroj ndihmë për bizneset legjitime. Pra përmes këtij sistemi do të rritet aftësia e administratave në parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e krimit të organizuar, gjithashtu do të ofrojë lehtësi në menaxhimin e riskut. Të dy administratat do të themelojnë një grup punues i cili menjëherë do të filloj implementim e praktik të këtij p protokolli.

”Edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon për punën qe është duke u bere nga Dogana e Kosovës në lehtësimin e tregtisë legjitime dhe anën tjetër luftimin e kontrabandës. Marrëveshjet ndërkombëtare tregojnë se Dogana e Kosovës është duke u shndërruar ne një partner të besueshëm në raport në administratat ndërkombëtare”, theksoi Huruglica.

Dogana e Kosovës deri më tani ka nënshkruar protokolle te bashkëpunimit për shkëmbim të të dhënave (SEED) me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/