Telegrafi

Protezat e pesë eurove i ngecën në gojë, shkëputi dhëmbët duke dashur t’i largonte (Video)

Natalie Fletcher nga North Wales, që bleu përmes internetit një palë proteza për pesë euro, hasi në vështirësi pasi i ngecën në gojë.

Derisa 22-vjeçarja po mundohej t’i largonte, motra e saj e filmonte dhe qeshte vazhdimisht, duke mos mundur të ndalonte, transmeton Telegrafi.

Pasi i qëlloi disa herë, ajo shkëputi vetëm pjesën e dhëmbëve, teksa proteza i mbeti edhe më tutje brenda.

“Vetëm desha të kem dhëmbë të bardhë, por jo duke paguar mbi 500 euro”, ka shkruar Fletcher.

Raportohet se ajo është detyruar të shkonte te dentisti, ku u intervenua për t’ia larguar.

Në të njëjtën kohë, kërkohet të mos provohen proteza të tilla, pa u konsultuar më parë me dentistin. /Telegrafi/