Dy grupe kërkimore – në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland dhe Universitetin Chalmers në Suedi – i botuan ditë më parë punimet e tyre në revistën "Science Translational Medicine" lidhur me studimet e tyre të suksesshme me pacientët prostetikë, ku që të dy i kishin humbur duart e tyre në aksidente.
Grupi Cleveland i udhëhequr nga profesori i inxhinierisë biomjekësore, Dustin Tyler, e ndërtoi një pajisje në formë prange e dizajnuar për t’u përshtatur rreth tufës kryesore nervore në krah. Kjo dallon nga teknikat tjera që i lidhin elektrodat me nerva duke i futur ato nëpër membranat mbrojtëse.
Hulumtuesit zhvilluan algoritme kompjuterike të cilat i konvertuan inputet ndijore nga objektet e ngjitura në dorën artificiale të pacientit në modelet e ndryshme të sinja1eve elektrike. Sensorët nuk mund ta identifikojnë dallimin midis pambukut dhe letrës gërvishtëse, por mund t’i detektojnë nivelet e presionit. Modelet e ndryshme të sinjalit kaluan nëpër pranga, ku nervat i kapën ato dhe ia përcollën trurit.
Një përfitim anësor i stimulimit elektrik është se të dy pacientët e Tylerit e humbën ndjenjën e "dhimbjes fantome të gjymtyrëve" të cilën të amputuarit shpesh e vuajnë.
Në Suedi, një ekip i veçantë i udhëhequr nga Max Ortiz Catalan, ka zhvilluar një sistem kontrollues, të parin e këtij lloji, i cili e ngjet gjymtyrën prostetike direkt në eshtrat, muskujt dhe indet e pacientit, duke e përdorur një shufër të veçantë nga titani. Struktura titanike e mbështet implan tin shumë më mirë se sa trungu i bërë prej indeve të buta, tha Ortiz nga Goteborg në Suedi.
Ortiz tha se pajisjet kontrolluese që janë të lidhura në mënyrë eksterne nga proteza nëpërmjet lëkurës në muskujt nën të ndonjëherë mund të infektohen. Implanti i ri "osseo-integrated" e anashkalon këtë problem sepse nuk lidhet përmes lëkurës dhe muskujve, por bashkëngjitet në asht, ashtu si zëvendësuesit ekzistues të gjurit apo nyjave. /Telegrafi/