Site icon Telegrafi

Protestuesit vendosin tenda para Kuvendit të Maqedonisë

Protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” kanë vendosur tenda para Kuvendit të Maqedonisë. Sipas Alsat-M ata kanë vendosur një tendë në hyrjen kryesore, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vendosin edhe disa të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre raporteve thuhet se protestuesit kanë paralajmëruar turne për të qëndruar gjatë gjithë kohës para Kuvendit.

Nga situata e tensionuar sot në Maqedoni, për shkak të zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit, janë lënduar 45 persona mes të cilëve edhe përfaqësues të policisë, deputetë dhe gazetarë./Telegrafi/

Exit mobile version