Dhjetëra turq në Pensilvani të SHBA-ve, u mblodhën në qytetin Saylorsburg, ku gjendet edhe rezidenca private e Fetullah Gulenit.
Ata kërkuan nga administrate amerikane që të ekstradojë atë në Turqi, ku akuzohet për një varg veprash penale, përfshirë edhe disa tentativa për përmbysje të pushtetit.
“Obama, dorëzoje”, “Kombi është këtu, ku janë tradhtarët”, “Fqinji juaj është terrorist”, ishin disa nga mesazhet me të cilat protestuesit brohorisnin.