Telegrafi

Protestuesit sulmojnë edhe gazetarët në sallën e konferencave

Protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” pas futjes në hapësirat e Kuvendit, arritën që të qëndrojnë edhe në sallën e konferencave ku të pranishëm ishin gazetarë të shumtë, njofton Telegarafi Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se është sulmuar një gazetare e Al-Jazeera, ndërsa zyrtarisht është sulmuar edhe gazetari i Alsat-M. Në një linjë telefonike për Alsat ai tha se për momentin ndodhen në vend të sigurtë, por pa dhënë detaje për shkak të sigurisë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë