Momenti kur një police sulmohet brutalisht nga protestuesit gjatë demonstratave masive në rrugët e Venezuelës, është filmuar nga kamerat.
Në një video të postuar në internet, shfaqet momentin kur një turmë njerëzish vërsulen në drejtim të një police, e cila mundohet të mbroj veten me mbrojtëse dhe pajisje tjera, transmeton Telegrafi.
Por në momentin kur policja humb baraspeshimin dhe rrëzohet në tokë, pason momenti tmerrues kur një grup i protestuesve fillon ta qëlloj pamëshirshëm me shufra hekuri.
Por fatmirësisht ajo ndihmohet nga kolegët e saj, të cilët reagojnë duke ndërhyrë ndaj masës që kishte dalë jashtë kontrollit. /Telegrafi/