Site icon Telegrafi

Protestuesit: Protestojmë për shkak se po na rrezikohen rrënjët (Foto/Video)

Me këngë patriotike dhe flamuj verdhë dhe kuq, protestuesit sonte kanë filluar protestat para objektit të Qeverisë së Maqedonisë në Shkup. Një pjesë e qytetarëve me vete kanë flamuj të Maqedonisë, ndërsa në protestat e sotme janë vërejtur edhe mbishkrime në të cilat shkruhej “Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe Zoran Varshinovski”, “Zgjohu”, “Tradhtarë”, dhe të ngjashme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët e grumbulluar thonë se ata janë duke protestuar që të mos lejojnë të shkatërrohet shteti. Disa prej të intervistuarve nga Nova TV, thonë se po protestojnë sepse ata besojnë se po kërcënohet ekzistenca e tyre dhe fëmijëve të tyre.

“Nuk duam dygjuhësi, nuk duam para në gjuhën shqipe, duam që fëmijët tanë të kenë ku të jetojnë më tej”, thonë demostruesit.

Nga objekti i Qeverisë, protestuesit do të marshojnë drejt Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version