Site icon Telegrafi

Protestuesit pro qeveritarë në Maqedoni pengojnë gazetarët që të raportojnë

Radioja kombëtare ”Kanal 77” ka reaguar ndaj sjelljes së anëtarëve të LQMM-së, të cilët nuke kanë lejuar gazetaren Vanja Micevska, që të kryej detyrën e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo radio u bën thirrje shoqatave të gazetarëve që ta dënojnë këtë incident, që është edhe një rast më shumë në serinë e pengesave që u bëhen gazetarëve në kryerjen e punës së tyre.

Gazetarja është penguar ta kryej punën e saj, edhe pse kundër protestuesve u ka treguar legjitimitetin e saj prej gazetareje, ndërkaq i ka kërkuar ndihmë edhe policisë, por as nga ata nuk ka marrë ndonjë mbështetje, thjeshtë i është thënë që të largohet nga aty.

Në lidhje me këtë incident, interesim ka treguar misioni i OSBE-së. Rasti ka ndodhur në qytetin e Shtipit./Telegrafi/

Exit mobile version