Protestuesit kundër aktvendimin për të akuzuarit në rastin e Kumanovës, kanë filluar të marshojnë drejt Gjykatës Penale të Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në protestat të organizuara nga disa organizata joqeveritare janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët kërkojnë lirimin e të dënuarve, ndërsa kërkesat e tyre i kanë shoqëruar me këngë kombëtare dhe thirrje të ndryshme kundër përfaqësuesve politik.
Organizuesit e protestave me pankarta të ndryshme, para Gjykatës Penale në Shkup kërkuan që protestat të vazhdojnë edhe më tej deri në lirimin e të gjithë të akuzuarve./Telegrafi/