Telegrafi

Protestuesit: Nuk do të lejojmë që Zaevi të bëhet kryeministër, do të futemi në Kuvend me dhunë nëse është nevoja (Video)

Protestuesit të cilët sot protestuan para qeverisë thanë se nuk do të lejojnë që Zaev të formojë qeveri. Ata kërkojnë që Gjorge Ivanov të mos ia jap mandatin kryetarit të LSDM-së, njofton A1on, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, nuk mund në Evropë të ketë 10 shtete ‘shqiptare’ dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe.

‘Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin. Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare’, tha ndër të tjera njëra nga protestueset. /Telegrafi/