Site icon Telegrafi

Protestuesit në Shkup përsëri tentuan të futen në Kuvendin e Maqedonisë (Video)

Në Shkup janë duke u mbajtur protesta që kanë eskaluar pasi është sulmuar policia që ruante Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mes protestës dikush ka hudhur me gurë dhe me gjësende të forta drejtë policisë dhe e kanë detyruar policinë që me ndihmën e njësisë speciale të shpërndajë turmën me bomba gazi dhe me lotsjellës për t’i larguar nga vendi para Kuvendit.

Protestat janë organizuar kundër marrëveshjes me Greqinë dhe janë dëgjuar këngë patriotike.

Momentalisht, është qetë por vazhdojnë këngët për Maqedoninë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version