Site icon Telegrafi

Protestuesit në Shkup kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë (Video)

Sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë filloi mbajtja e protestës së paralajmërua me moton “Bojkotojmë ndryshimet kushtetuese”.

Organizatorët e kësaj proteste thanë se dëshirojnë që të ngrenë zërin kundër ndryshimit jolegal të emrit dhe fshirjes së KAÇKM-së.

Demonstruesit gjithashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndalimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, anulimin e marrëveshjes së Prespës, shpërndarjen e Kuvendit të delegjetimizuar dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Edhe pse moti ishte i ftohtë, demonstruesit dolën në një numër të madh për të treguar revoltën e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version