Telegrafi

Protestuesit në Shkup: Gyleni është vegël e Izraelit

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar mbrëmë para ambasadës së Turqisë në Shkup, menjëherë pasi kanë parë ndodhitë e fundit në Stamboll, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Moti i keq, nuk i ka penguar ata që të vijnë e të shprehin mbështetje për Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Ata kanë shprehur bindjen se do të triumfojë shteti juridik dhe demokracia duke fajësuar për gjithçka Fetullah Gylenin.

“Unë e kisha vlerësuar kështu: Qeni Fetullah Gyleni, i cili është qen zagar, e bëri atë shqelmin e fundit, dhe kjo është fundi i tij. Të gjithë Gylenistët sonte do të vajtojnë dhe do të qajnë, për arsye se demokracia do të fitojë, barazia do të fitojë, shteti juridik do të fitojë me siguri, dhe assesi nuk kanë gjasa disa plehra të Gylenit të fitojnë, ose kanë përkrahje të Izraelit, megjithatë gjithë populli do të jenë sonte, të gjithë myslimanët e botës do ta fitojnë këtë injorantin i cili quhet Fetullah Gylen, qen i biri i qenit”, thotë njëri nga protestuesit.

Protesta u shoqërua edhe nga forcat policore, të cilat bllokuan rrugën para ambasadës. Protestuesit paralajmëruan se protesta në formë të përkrahjes për qeverinë turke do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme./Telegrafi/