Telegrafi

Protestuesit në rrugë, Ivanov në darkë me kryetarin e Sllovenisë dhe Kroacisë

Përderisa ishin duke u zhvilluar protestat në Shkup për shkak të vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve të dyshuar për veprime kriminale nga bisedat e përgjuara, Ivanov ka qenë në darkë me kryetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Kolinda Grabar Kitaroviq, në një lokal në periferi të qytetit, shkruan”Sakamdakazham”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata dje ishin në Shkup për tu informuar në lidhje me zhvillimet aktuale në rajonin dhe në Evropë dhe për krizën e migrantëve./Telegrafi/