Rreth 1,000 vetë sot protestuan në rrugët e Moskës duke kërkuar që kandidatët e opozitës të përfshihen në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Komisioni Zgjedhor i Rusisë nuk pranoi të përfshijë disa kandidatë të opozitës në fletëvotimet për zgjedhjet e shtatorit, transmeton KosovaPress.
“Ne jemi pushtet këtu” dhe “Putin është një hajdut”, ishin disa nga parullat e shumta të protestuesve.
Një nga opozitarët më të njohur rusë, Aleksei Navalny, nuk mori pjesë në protestë.
Një nga kandidatët e opozitës, kandidatura e të cilëve u refuzua, Yasha Yashin ftoi demonstruesit të shkonin bashkë me të deri në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe të paraqesin kërkesat e tyre.
Gjatë protestës nuk pati persona të arrestuar.