Site icon Telegrafi

Protestuesit në Beograd fyejnë rëndë presidentin rus Vladimir Putin

Protestuesit e së premtes para ambasadës ruse në Beograd shprehën një lloj revolte ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Ata përdoren një term mjaft fyes për Putinin madje ngritën edhe gishtin e mesëm, transmeton Telegrafi.

Protesta e tyre erdhi pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalnyt, lajmi që tronditi opinionin ndërkombëtar, ku shumica e vendeve fajësonin presidentin rus.

Tubimi i së premtes në Serbi u organizua nga Shoqëria Demokratike Ruse e kryesuar nga Peter Nikitin.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme autoritetet ruse njoftuan vdekjen e Navalnyt, kritiku i Putinit që po mbahej në një burg në Rrethin Arktik.

Lexo po ashtu Çfarë po ndodh, nuk është në morg trupi i pajetë i Navalnyt

Ai kishte humbur ndjenjat gjatë një shëtitjeje në koloninë penale dhe nuk u zgjua më kurrë. Një ekzaminim i është bërë trupit të tij, por që shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Autoritetet në Rusi thonë se ai vdiq nga “sindromi i vdekjes së papritur”, duke mos shpjeguar më tej domethënien e kësaj. /Telegrafi/

Exit mobile version