Site icon Telegrafi

Protestuesit mbrëmë demonstruan kundër politikave të punësimit në vend (Video)

”Revolucioni Laraman” në protestën e djeshme i kushtoi vëmendje ”shitjes” së punëtorëve për një rrogë minimale, duke ngjyrosur objektet e Agjencisë së Punësimit dhe Ministrinë e Ekonomisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata porositën se „të rinjtë ikën, partia u punësua“.

Para demonstruesve folën studentët dhe profesoresha të Fakultetit ekonomik, Biljana Sekullovska Gaber, që me raste personale, treguan për pakënaqësinë ndaj politikave qeveritare.

Viktor Mitrev, i cili studion jashtë vendit, porositi se nuk dëshiron të sheh se si shokët e tij më të afërt që janë në protestë, janë më të suksesshmit e gjeneratës dhe largohen jashtë vendit dhe punojnë për një rrogë mizerje.

Mbrëmë u protestua edhe në 12 qytete tjera, si edhe për herë të parë edhe në Sveti Nikole, Krushevë dhe Vinicë./Telegrafi/

 

Exit mobile version