Telegrafi

Protestuesit irakian i vunë zjarrin një ndërtese të shtetit: Vrasja e një aktivisti shkaktoi protesta të dhunshme

Protestuesit i vunë zjarrin zyrës vendore të parlamentit në Basra gjersa forcat e sigurisë qëlluan në ajër për t’i shpërndarë ata.

Protestuesit kërkuan që parlamenti irakian të shkarkon guvernatorin e provincës, pasi dy aktivistë të opozitës u vranë dhe disa u plagosën përmes tre sulmeve nga sulmues të armatosur të panjohur këtë javë, raporton reuters.

Vala e dhunës filloi kur aktivisti Tahsen Osama u vra javën e kaluar, duke nxitur protesta tre ditore në rrugë, gjatë të cilave policia përdori plumba kundër protestuesve që hodhën gurrë dhe kokteje molotovi në shtëpinë e guvernatorit dhe bllokuan disa rrugë kryesore të qytetit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, të kujtojmë se dy ditë më parë, një aktivist politik humbi jetën, ndërsa tre u plagosën, kur një sulmues i paidentifikuar hapi zjarr në veturën e tyre në jug të Irakut.

Aktivistët politikë u qëlluan nga një motoçiklist, i cili po i ndiqte ata gjatë gjithë kohës. Aktivisti i ndjerë është angazhuar në lëvizjen lokale që nga viti 2018.

Kryeministri Mustava al-Qadimi shkarkoi policët dhe shefat e sigurisë kombëtare në Basra dhe urdhëroi një hetim mbi dhunën. /Telegrafi/