Protestuesit në Paraguaj ia kanë vënë flakën ndërtesës së Kongresit të shtetit, pas protestave të dhunshme kundër një projektligji, i cili ia mundëson presidentit rizgjedhjen, shkruan BBC.
Ndërsa udhëheqësi i partisë kryesore opozitare ka thënë që njëri nga aktivistët e kësaj partie është vrarë.
Kushtetuta e vitit 1992, e prezantuar pas 35 vitesh diktaturë, limiton presidentin në një mandat pesëvjeçar.
Megjithatë presidenti aktual, Horacio Cartes është duke tentuar që të largojë këto ndalesa dhe të rikandidojë për zgjedhjet e ardhshme, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit janë parë duke thyer dritaret e kongresit ditën e premte, dhe duke vënë zjarr në brendi të tij.