Telegrafi

Protestuesit: Hajnia ndalet duke mos paguar faturat e rrymës

Dhjetëra protestues po qëndrojnë edhe sot para ndërtesës së KEDS-it, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos paguajnë energjinë elektrike, pasi që në këtë mënyrë po i kontribuojnë hajnisë.

Ata thonë se nuk do të heqin dora nga kërkesat e tyre derisa të ndërmerren masa.

Sipas tyre, me protestën e djeshme kanë arritur që sadopak të ndalin hajninë. Sot protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë vetëm një orë para ndërtesës së KEDS-it, pasi që Policia nuk i kanë lejuar të qëndrojnë më shumë aty. /Telegarfi/