Telegrafi

Protestuesit e opozitës nisen nga rrethet drejt protestës në Tiranë

Qindra qytetarë janë nisur nga rrethet në drejtim të Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

Protestuesit janë nisur me autobusa dhe me mjete private.

Mësohet se janë nisur drejt Tiranës protestues nga Shkodra, Lezha, Berati, Korça, Fieri, si dhe nga shumë qytete të tjera.

Vetë deputetët e PD kanë qenë ata që janë marrë me organizmin e protestës.

Protesta do të zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa pritet që të ketë edhe incidente ashtu si në protestën e të shtunës ku një grup protestuesish sulmuan godinën e Kryeministrisë. /Telegrafi/