Site icon Telegrafi

Protestuesit e OBRM-PDUKM-së sot do të bllokojnë vendikalimin “Qafë Thanë”

Pas bllokadës së vendkalimeve “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”, sot përkrahësit e OBRM-PDUKM-së do të bllokojnë për një orë qarkullimin në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

Puna në këtë pikë kufitare do të pezullohet prej orës 17:00 deri në 18:00, ndërsa më pas puna do të rifillojë normalisht. Për këtë bllokadë njëorëshe është njoftuar edhe Drejtoria shqiptare e kufirit në Korçë.

Ndërsa krahas bllokimit të pikave kufitare OBRM-PDUKM vazhdon edhe me protestat. Mbrëmë u protestua para burgut të Shutkës në Shkup me kërkesën për lirimin e të paraburgosurve nën akuzën për kërcënim terrorist lidhur me dhunën e 27 prillit në Kuvend.

Lideri në dorëheqje i kësaj partie, Nikolla Gruevski, tha se të arrestuarit janë të pafajshëm, por janë në paraburgim sepse janë patriot./Telegrafi/

Exit mobile version